”Pushka” e Thaçit hap mediat serbe

Deklarata e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se Kosova mbetet ende e kërcënuar nga Serbia, bëri që shtypi i shkruar serb të zgjohet i gjithi me deklaratën se: ”Këtyre kërcënimeve do t’u përgjigjet ashtu si në vitin 1999; me pushkë”.

E përditshmja serbe, “Kurir”, në faqen e parë ka publikuar artikullin me titull: “Hashim Thaçi kujton luftën”. “Presidenti i Kosovës kërcënon se do të godasë Serbinë me pushkë. Kjo është një tjetër provë se shqiptarët nuk duan dialog, por luftë”, thuhet në shkrimin e Kurir.

Me tituj me të njëjtën përmbajtje u hapën edhe gazetat e tjera të vendit, ndërkohë që në versionet online të tyre, deklarata e Presidentit të Kosovës qarkulloi që pasditen e së hënës.

Kosova përkujtoi një ditë më parë betejën e Koshares, një prej betejave kyçe që vendosi fatin e luftës dhe ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës çau kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, të vendosur në atë kohë nga forcat serbe.

SHKARKO APP