Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 1 mijë e 466 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Që nga muaji mars kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me SARS CoV2 në Kosovë, nga ky virus u infektuan 58 mijë e 399 qytetarë.

Shkak i infektimit me virusin korona kanë humbur jetën edhe 1 mijë e 466 qytetarë.

Ndërsa sipas raporteve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 51 mijë e 81 persona janë shëruar nga virusi korona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, aktualisht në vend janë 5 mijë e 852 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 311 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më së shumti raste janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.

Së fundmi janë shënuar 84 raste në Prishtinë, Prizren 83 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 14 raste, Malishevë 13 raste, Suharekë 12 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Drenas 8 raste, Istog 7 raste, Dragash 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Podujevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan dhe Kamenicë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?