Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lindjen e Mesme

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime me karakter financiar dhe zhvillimor.
Në mesin e vendimeve të miratuara është kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e 500,000 eurove, për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar lërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 500,000€, për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar 1,675,000 euro për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Në këtë mbledhje është autorizuar edhe Ministri për të aprovuar transfere nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në nënprograme të tjera, për shuma individuale deri në 40,000 euro.
Gjithashtu, janë ndarë 370,000 euro për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).
Qeveria ka miratuar edhe propozimin e Ministrisë së Financave për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me bankën gjermane KfW, në kuadër të programit për sektorin e Energjisë dhe Klimës në Kosovë.
KOHA JONË SONDAZH

