Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:05 Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut Kryeministri Rama foli ndër të tjera në Asamblenë e PS për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-zv/kryeministren Belina Balluku. Për Erion Veliaj ai tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qeveria e shkarkuar mbetet në detyrë për Covid-19

Kosova E premte, 27 Mars 2020 12:48
Qeveria e shkarkuar mbetet në detyrë për Covid-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fakti që Qeveria e Kosovës, që nga 26 marsi është në detyrë, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj saj nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nuk do të ndikojë negativisht në angazhimin në përballjen me virusin COVID-19, që njihet si koronavirusi i ri, thonë zyrtarët e qeverisë në detyrë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Përparim Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë që vendimet e deritashme të qeverisë për luftimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë së koronavirusit, nuk kanë pasur prapa motive politike. Si të tilla, sipas tij, ato vendime nuk duhet dhe nuk do të ndikohen nga zhvillimet politike dhe ato vazhdojnë të jenë në fuqi.

“Të gjitha institucionet përkatëse, të veshura me përgjegjësi për zbatimin e këtyre vendimeve dhe janë në krye të detyrës. Qeveria e Republikës së Kosovës, ndonëse në detyrë, ka kompetencë që të vazhdojë të ushtrojë vendimmarrje sa u përket masave dhe vendimeve të reja, varësisht nga zhvillimet në terren dhe ato vendime, gjithmonë sikurse deri më tash, do të jenë në përputhje me nevojat për mbrojtjen e shëndetit publik”, tha Kryeziu. Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë që shëndeti i qytetarëve të Kosovës nuk duhet dhe nuk guxon që të vihet në rrezik për shkak të përplasjeve që mund t’i kenë partitë e spektrit politik në Kosovë dhe për më shumë, në rastin konkret, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat aktualisht kanë ministrat në dikasterët e qeverisë në detyrë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Imer Mushkolaj, analist i çështeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë vlerëson se do të ishte e pafalshme për të dy partitë në qeverinë në detyrë, që udhëheqin me resorët përkatës për menaxhimin e situatës me koronavirus, në rast se nuk e kryejnë punët e tyre si duhet. “Unë nuk pres që do të ketë probleme në menaxhim, për shkak se pastaj, njëmend flasim për rrezik shumë të madh për shëndetin e qytetarëve. Por, duhet që pavarësisht se nuk është qeveri me kompetenca të plota, po qeveri në detyrë, përgjegjësit e resorëve që menaxhojnë situatën e krijuar të jenë në nivelin e detyrës. Në radhë të parë ta kenë të rëndësishëm shëndetin e qytetarëve dhe pastaj të merren me këto përplasjet politike që po ndodhin këto ditët e fundit”, tha Mushkolaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Kryeziu, thotë që bashkëpunimi brenda resorëve për menaxhmin e situatës në përballje me koronavirusin, mbetet obligim për të gjitha dikasteret. Ndërkaq, fakti që qeveria është vetëm në detyrë, sipas tij, nuk do të krijoj efekte që do ta dobësojën luftën ndaj koronavirusit në terren. “Ne presim që bashkëpunimi i deritashëm i ministrive, të cilat janë të veshura me përgjegjësi specifike, po ashtu edhe të nstitucioneve tjera, të jetë ashtu siç ka qenë deri më tash, marrë parasyshë që bashkëpunimi i tyre është thelbësor për sigurimin e shëndetit publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në këto rrethana, nuk ka prioritet më të madh se sa ky qëllim”, u shpreh Kryeziu.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Etiketat e lidhura

Covid-19Kosove
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 5 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 6 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 15 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 24 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.