Qeveria serbe nuk përmend as Kosovën e as Isa Mustafën

 

 

Qeveria e Serbisë ka publikuar në web-faqen e saj zyrtare një komunikatë rreth vizitës sëkryeministrit Aleksandar Vuçiç në Shqipëri, por ajo që bie në sy është fakti se nëc asnjë rresht të tekstit nuk përmendet as Kosova dhe as kryeministri i saj IsaMustafa.

Portali i Qeverisë së Serbisë i jep rëndësi të madhe Forumit Ekonomik të Vjenës, ku shkruan se morën pjesë të gjithë kryministrat e rajonit por duke mos e përmendur asnjëherë emrin e kryeministrit Mustafa si pjesëmarrës, shkruan Klan Kosova.

Në postim bëhet një përmbledhje e fjalimeve të të gjithë kryeministrave, atij të Shqipërisë Edi Rama, të Malit të Zi Milo Djukanoviç, të Bosnje Hercegovinës Denis Zvizdic dhe të Nikola Gruevskit, kryeministrit të Maqedonisë, por jo fjalimi i Mustafës, përcjell Portali Albeu.

Fotografia me të cilën është shoqëruar komunikata, numëron gjashtë kryeministrat, përfshirë edhe Isa Mustafën.

 

Kujtojmë që gjatë fjalës së Isa Mustafës Vuçiç nuk u largua nga paneli madje i dha edhe dorën.

SHKARKO APP