Qytetarët e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe BiH futen në Maqedoni vetëm me test PCR negativ
Qytetarët e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës nuk do të mund të futen në Maqedoninë e Veriut pa paraqitur një çertifikatë mjekësore me një rezultat negativ të testit PCR për Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë.
Ata gjithashtu duhet të japin një deklaratë të plotë me informacione personale në lidhje me vendbanimin dhe periudhën e qëndrimit.
Nëse udhëtarët e përdorin Maqedoninë vetëm për tranzit, mund të kalojnë kufirin pa një test PCR.
“Është një politikë kombëtare. Ne po e bëjmë këtë për të mbrojtur qytetarët tanë. Vendimi ynë u bazua në të dhëna epidemiologjike mjekësore me njohuri për situatën e epidemisë në këto vende. Kështu kemi bërë rekomandimin. Komisioni u diskutua në mëngjes dhe ne ia propozuam Qeverisë bazuar në gjetjet, informacioni në bazë të të cilit një përqindje e madhe e numrit të përgjithshëm të testeve të kryera është pozitive, që do të thotë se virusi është i përhapur në këto vende. Përveç kësaj, ka informacione për repartet spitalore të mbushura me njerëz në disa qytete “, tha Ministri i Shëndetësisë Filipçe teksa komunikoi vendimin e qeverisë.