Rama e bojkotoi gjatë fjalës në Kuvend, flet Vjosa Osmani (VIDEO)

Presidentja në detyrë e Kosovës, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani vizitën e parë si kryetare e shtetit e nisi në Shqipëri. Mirëpo, në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, u vu re mungesa e kryeministrit Edi Rama.

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare, gjatë një interviste për ”Euronews Albania”, ajo në mënyrë fisnike tha se nuk e kishte vënë re mungesën e tij dhe nuk i kishte ndjekur mediat për ta kuptuar këtë.

Nga ana tjetër, takimi mes Ramës dhe Osmanit ishte i mbyllur, ndërsa nuk pati as konferencë për media. Osmani dhe Rama në vazhdimësi nuk janë pajtuar për disa çështje, përfshirë mini-Shengenin ballkanik, ku Presidentja në detyrë edhe në konferencën me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta u shpreh se ky projekt është i dëmshëm për Kosovën dhe Shqipërinë.

 

SHKARKO APP