Rama: Kosova bën teori konspiracioni për ”Open Balkan”

Në krah të kancelares gjermane Angela Merkel në konferencën e përbashkët, kryeministri Edi Rama foli edhe për refuzimin e Kosovës për të qenë pjesë e procesit ”Open Balkan”. Sipas Ramës, politikanët kanë teori konspiracioni.

”Të 6 vendet nënshkruajnë marrëveshje për tregun e përbashkët rajonal. Është proces i ngatërruar. Shpesh herë një vend bëhet shkak që të gjithë të ngecin.

Prandaj ”Open Ballkan” është hapur jo për të përjashtuar njëri, por për të mos u varur nga vetot e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit. Por duke ecur para duke pasur “roadmap” e procesit të Berlinit. Çfarë ka? 4 Liritë dhe investimet e fondit.

Serbia nuk e pranonte lirinë e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin se ajo mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Kosova nuk e shfrytëzon këtë por rri dhe bën teori konspiracioni për ”Open Balkan””,-tha Rama.

Në këtë nismë deri tani janë angazhuar vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar Ballkanin e Hapur, duke e quajtur të orientuar nga Lindja, “nga ndikimet ruse dhe kineze”.

 

SHKARKO APP