Rama me studentët kosovarë shigjeton BE: S’lëvizni lirisht se Europa nuk mban fjalën
Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me studentët e Prishtinës, theksoi se BE-ja udhëhiqet nga interesa lokale dhe nga sondazhe. Për të kosovarët nuk lëvizin lirisht në vendet europiane, sepse BE-ja nuk mban fjalën.
”Kosova duhej të lëvizte lirisht prej disa vitesh. Jeni i vetmi që Aleanca Euro Atlantike e ka çliruar nga një diktaturë etnike. Ju nuk lëvizni se Evropa nuk mban fjalën. Ajo që thoni sot me të drejtën tuaj për të lëvizur lirisht. I thanë siç i thanë të gjithëve që duhet të bëni këto detyra për të siguruar pasaportat. I bëri Kosova të gjitha.
Tani ka dalë historia që Bullgaria do që Maqedonia të pranojë se në të shkuarën kanë qenë bullgarë. E bëjnë se kanë politikat e tyre. Sot BE udhëhiqet nga interesa lokale dhe nga sondazhe.
Sipas sondazheve duhet të veprojmë. Janë 27 palë zgjedhje të përgjithshme, vendore, rajonale brenda 4 vitesh, por për ne s’ka rrugë tjetër. Do e bëjmë Shqipërinë me Kosovën do i bëjmë shtete funksionale me standarde evropiane”.