Rama ndan deklaratën e Grenell: Të marrë fund burgimi i padrejtë për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së
Kryeministri Edi Rama ka ndarë deklaratën e të dërguarit të SHBA-së për operacione të posaçme, Richard Grenell.
“Sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë”, tha kryeministri Rama, teksa ka ripostuar mesazhin e Grenell , i cili shkruan:
“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë një festë të gëzueshme dhe të sigurt në 17 vjetorin e pavarësisë së tyre. Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie, për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund.”
KOHA JONË SONDAZH

