Rama në Itali flet për Albin Kurtin: Votoi në Shqipëri, por duhet të…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Firence të Italisë ditën e sotme në Konferencën Vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian.
I pyetur përkryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që votoi në Shqipëri, Rama tha se vendet duhet të punojnë së bashku, për të bërë më të mirën për të marrë Shengenin rajonal.
”Së pari mënyra më e mirë për të shkuar para është të biem dakord që të mos biem dakord. Duhet të punojmë të gjithë së bashku që të bëjmë më të mirën për të marrë Shengenin rajonal. Të katërta liritë e BE duhet të jenë për të gjitha vendet. Keni një hapësirë më të madhe ekonomike. Besoj forcërisht se është jetësore, ka qenë dhe do të jetë, kur vjen puna sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se në të dyja vendet ka diçka të lënë në nivel më të ulët dhe të lartë. Mendoj se gjithçka është e mundur”, theksoi Rama.