Ramush Haradinaj: Albin Kurti nuk ka interes të zgjedhë Presidentin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Kosova do të shkojë në zgjedhje.

Haradinaj theksoi se kryeministri Albin Kurti nuk ka interes që ta zgjedhë presidentin.

“Veprimi i tij i njëanshëm me krijimin e qeverisë e thotë, e dëshmon se nuk e ka pasur në plan me e zgjedhë presidentin, edhe një mundësi tjetër e ka pasur kur është bërë buxheti, në këtë rast ka pasur mundësi të përfshijë amendamente ose propozime të partive opozitare”, theksoi Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Haradinaj ka nënvizuar se Kurti “nuk e ka hapur fare paketën e Qeverisë”, pasi sipas tij, kur e fton dikë për partneritet për president, bëhesh partner edhe në Qeveri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jo ndoshta, po jemi në zgjedhje, sikur të kish dashtë me zgjedhë presidentin ai e din si shkojnë këto punë, këto procese, ne kemi përvoja politike, disa herë kemi arrit me zgjedhë president. Pra ai nuk e ka hap paketën fare të Qeverisë, kur vjen puna e presidentit urdhëroni të merremi vesh. Kjo shkon ndryshe, me atë që e fton për partneritet për president, pra bëhesh partner edhe në Qeveri”, ka thënë ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?