Ramush Haradinaj e nis ashpër fushatën, e quan Kurtin mercenar dhe shef të hajnave

Kryetari i Aleancës për Armërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur fushatën zgjedhore me akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka quajtur njeri të ligë, mashtrues, argatë i Rusisë dhe Serbisë, mercenarë, i pafytyrë dhe shef i hajnave.

Haradinaj i bëri këto komente gjatë hapjes zyrtare të fushatës së Koalicionit për Kosovën Fituese, i cili është mbajtur në sallën “1 tetori”, në Prishtinë, ku edhe janë prezantuar kandidatët për deputet.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalicioni që ai drejton ka listën me persona të dëshmuar për punë ndaj vendit.

Haradinaj shtoi për të fituar Kosova duhet ta heqim mashtruesin.

Haradinaj tha se duam siguri ekonomike dhe prodhuesit si partner, derisa përmendi edhe parkun biznesor në Gjakovë, Aeroportin e Gjakovës dhe rrugën për në këtë qytet.

“Duam Gjakovën ta lidhim me autostradë se je shkuar dje nuk ke pas fytyrë, je shkuar të gjakovarët qe 4 vjet ia ke ndal rrugën. Duam me lidh Pejën me autostradë, duam autostradën e Dukagjinit…shko se e ke fyer, e ke poshtëruar nderin e ushtarit të lirisë, ti je mercenar, nuk është UÇK-ja mercenar…shko Albin te prokurori se nuk po duam të vjedhen rezervat shtetërore, nuk po duam të vjedh buka e ushtarit, nuk po duam të vjedhet energjia, merri edhe hajnat tjerë, shko te prokurori se je shefi i hajnave“, tha ai.

Kandidati për deputet dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkohen me Kosovën fituese në mënyrë që t’i krijojnë vepra të mëdha.

Ndërkohë, ky koalicion pritet të vazhdojë nesër me tubimin në Gjakovë.

kosovapress

SHKARKO APP