Ramush Haradinaj kërkon zgjedhje të reja në Kosovë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkon zgjedhje të reja në Kosovë. Kjo për shkak të një ngërçi politik në çështjen e postit të presidentit të shtetit. Partia që udhëheq Haradinaj, e ka propozuar këtë të fundit për president të vendit.

Por, nëse nuk arrihet një marrëveshje mes të koalicionit qeverisës LDK- AAK- Nisma, Haradinaj tha në Klan se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

“Unë jam i gatshëm të diskutoj për çështjen e presidentit. Aleanca e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Megjithatë në këto rrethana zgjedhjet janë zgjidhje. Ne vec kemi hy në kalendarin zgjedhor dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, shtoi Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?