AAK-ja këmbëngul se vetëm Haradinaj si President, ndryshe zgjedhje politike

Partia “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës” këmbëngul se nuk do të votojnë asnjë kandidat tjetër për president të vendit, përveç kryetarit Ramush Haradinajt.

Krerët e partive politike pritet javën e ardhshme të nisin takimet për të zgjidhur ngërçin institucional të krijuar nga dorëheqja e papritur e kreut të shtetit, Hashim Thaçi.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, liston disa nga pikat e forta se pse ish-kryeministri Haradinaj e meriton karrigen e liderit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Isufi: Ramush Haradinaj di të sillet si lider i vendit të vet. Këtë e ka konfirmuar me tentimin për ndarjen e Kosovës që ishte shumë i përgjegjshëm në ato situata. Po ashtu, edhe rreth krijimit të ushtrisë, ligjit për Trepçën si pasuri e Kosovës dhe territor i Kosovës. Edhe raportet me ndërkombëtar i ka sqaruar drejtpërdrejtë ashtu si burrështetas…”

Swiss Digital Mobile Reklama

Partitë opozitare, si Lëvizja Vetëvendosja apo PDK-ja, nuk i ka bindur kandidatura e Haradinajt, sikurse udhëheqësit e koalicionit qeverisës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nuk ka ndonjë lidhje çështja e presidentin me funksionimin e qeverisë. Më shumë ka mosdakordim mes partnerëve politikë sesa ka të bëjë me presidentin.”

Nënkryetari Isufi beson se për 14 deputetët e AAK-së nuk ka zgjidhje tjetër.

Ai pret që partitë të heqin dorë nga interesat e ngushta, ndryshe paralajmëron divorcin politik.

Isufi: “Nëse nuk ka zgjidhje atëherë ka zgjedhje është e palogjikshme të mendojmë ndryshe, sepse edhe në rrethana të caktuara, kur kemi thënë për rolin e kryeministër për shembull, kur na kanë thënë pse po ngulni këmbë se vota nuk është e mjaftueshme sa i përket nivelit të partisë. Por ne po konsiderojmë se njerëzit duhet të zgjedhën në vendin adekuat ku e meritojnë për shkak se funksionimi i tyre do të ishte më i mirë për shoqërinë.”

Që nga data 5 nëntor, posti i të parit të shtetit në Kosovë po ushtrohet përkohësisht për një afat jo më të gjashtë se gjashtëmujor nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Me Kushtetutë, procedurat për formalizimin e pasardhësit duhet të mbyllen brenda datës 5 prill 2021, ndryshe do të shpërndahet parlamenti dhe vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?