Raportuesja për Kosovën: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë, i papranueshëm

Eurodeputetja gjermane dhe raportuesja e grupit parlamentar Të Gjelbërit/ EFA për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, thotë se shkëmbimi i territoreve me Serbinë është i papranueshëm. ”Një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një zgjidhje e pranueshme! Madje ajo nuk është asnjë lloj zgjidhjeje. Një gjë e tillë nuk do të zgjidhte asnjë nga problemet ekzistuese, nuk do të sillte më shumë stabilitet dhe nuk do të ishte në interes të shumicës së qytetarëve dhe qytetareve. Madje do të krijonte një precedent shumë të dëmshëm”.

SHKARKO APP