Rasti i Behajdin Allaqit në vendimin ndaj Thaçit, avokati Misetiç kritikon provat

Gjatë leximit të vendimit për dënimin e Hashim Thaçit me 25 vite burg, gjyqtari amerikan Charles L. Smith iu referua edhe rastit të vrasjes së Behajdin Allaqit. Sipas arsyetimit të paraqitur në vendim, Thaçi është konsideruar si i përfshirë personalisht në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e Allaqit.

Avokati i Thaçit, Luka Misetiç, ka reaguar ndaj këtij konstatimi përmes një postimi në platformën “X”, duke e cilësuar si të dobët bazën provuese mbi të cilën është mbështetur ky përfundim.

“Pretendimi se Hashim Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit bazohet në prova tronditësisht të dobëta”, shkroi Misetiç, duke pretenduar gjithashtu se bëhet fjalë për prova të cilat trupi gjykues kishte urdhëruar të mos shqyrtoheshin publikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati ngriti shqetësime edhe për transparencën e procesit, duke iu referuar qëndrimeve të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Avokatisë së Anglisë dhe Uellsit lidhur me të drejtën për një gjykim publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimit të Misetiç iu përgjigj ish-diplomati britanik dhe ish-ambasadori në Maqedoni, Mark L. Dickinson. Ai tha se vendimi mbështetej kryesisht në çështje që lidhen me përgjegjësinë e komandës.

Dickinson përmendi si përjashtim një episod ku, sipas tij, Thaçi dhe një tjetër i pandehur pretendohet se kanë qenë të pranishëm kur një i paraburgosur u mor i prangosur dhe më pas nuk u pa më.

Duke theksuar se një pjesë e procedurës ishte e redaktuar, Dickinson tha se nuk mund të vlerësonte plotësisht besueshmërinë e dëshmive. Ai shtoi se, sipas dëshmitarëve perëndimorë, Thaçi nuk ushtronte komandë efektive mbi komandantët rajonalë.

Në përfundim, ish-diplomati britanik e cilësoi çështjen si një goditje për konceptin e drejtësisë ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 294 (7.6%)
Jo 3575 (92.4%)

Vota totale: 3869