Rasti i Kumanovës mund të përsëritet edhe në Kosovë

 

Ali Rexha, prokuror i Prokurorisë Speciale në Kosovë, paralajmëroi se një rast i ngjashëm si në Kumanovë mund të përsëritet edhe në Kosovë.

 Ai i bëri këto komente në një intervistë të shkurtër të dhënë për Radio Televizionin e Kosovës.
 
Rexha sqaroi se i ka ardhur një kërkesë me shkrim nga ana e familjarëve të vrarëve në Kumanovë, për përsëritjen e obduksionit, pasi që familjarët e të vrarëve nuk i besojnë objektivitetit të institucioneve të Maqedoni.
 
“ Sot më kanë ardhur nëntë kërkesa të familjarëve, të nëntë personave që kanë pësuar me jetë në rastin e Kumanovës me 9 dhe 10 maj të këtij viti. Të gjithë këta persona kanë dhënë kërkesë me shkrim te unë, që me i dhënë urdhëresë departamentit të mjekësisë me i bërë obduksion edhe njëherë, për arsye se ata dyshojnë në objektivitetin e institucionit përkatës në Maqedoni.”, theksoi Rexha, transmeton zhurnal.mk 
 
Ai paralajmëroi se një rast i ngjashëm si në Kumanovë, por përgatitet që të ndodh edhe në Kosovë, por informacione më të detajuara për vendin dhe kohën nuk dha, por thjeshtë tregoi se institucionet e shtetit janë në dijeni për disa lëvizje të këtij lloji. 
 
“ Unë po merrem me një rast më herët se që ka ndodhur në Kumanovë, me një rast shumë të rëndë që pritet me ndodh në Kosovë. Mirëpo jemi në vazhdën e hetimeve dhe nxjerrjes së provave materiale lidhur me ato. Ne si shtet ligjor do ta pengojmë atë vepër penale, mirëpo jemi duke përcjell se kush është i përfshirë në atë rast edhe çka po duan konkretisht me bo”,theksoi Rexha.
 
Si dhe ai nuk bëri lidhjen e këtij rasti që pritet të ndodh në Kosovë, me rastin e Kumanovës, lidhje direkt, por sipas tij, personat e përfshirë në Kumanovë, janë të njëjtit që po përgatisin një skenar të tillë edhe në Kosovë. 
 
“Ky rast nuk lidhet me rastin e Kumanovës, por personat që janë të përfshirë në Kumanovë lidhen edhe me këtë rastin që është duke u zhvilluar në Kosovë”,tha Rexha. (INA)

SHKARKO APP