Rasti Thaçi: Gjenerali Wesley Clark dëshmon sot në Hagë

Gjenerali Wesley Clark, ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, do të paraqitet sot në Dhomat e Specializuara në Hagë si dëshmitari i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, raporton KosovaPress.

Dëshmia, e cila fillon nga ora 12:00, ishte parashikuar fillimisht për 18 nëntor, por është zhvendosur një ditë më herët. Ajo pritet të zgjasë deri të mërkurën, pas së cilës gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e rastit. Seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.

Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka nisur më 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe më pas kanë dëshmuar figura të tjera kyçe si Paul Williams, John Stewart Duncan dhe James Peter Covey.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhomat e Specializuara njoftuan se 14 nëntori shënon përfundimin e fazës së mbrojtjes, ndërsa parashtresat përfundimtare dhe deklarimet mbi ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat do të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?