Reagon SHBA: Liderët ë zbatojnë vendimin e Kushtetueses, punoni për një tranzicion të rregullt

Ambasada Amerikane i bën thirrje partive politike dhe institucioneve të pranojnë dhe zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Gykata i dha te drejte presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, Avduallah Hotit të LDK-së.

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që ta shpallë të pranueshëm dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese u tha se dekreti i presidentit Thaçi është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie në Kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit.

SHKARKO APP