Reduktimi i efektivëve të Kosovës në veri, reagon Daçiç: Kurti po tallet me ndërkombëtarët!
Ministri i Punëve të Jashtme serbe Iviça Daçiç, në një deklaratë për mediat ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tallet me ndërkombëtarët.
Ai ka komentuar situatën në Veri të Kosovës dhe tërheqjen e 25 % të trupave të Policisë së Kosovës, ka thënë se një vendim i tillë nuk tregon shtensionim të situatës në Mitrovicë.
“Ata presin që Serbia të kënaqet me tërheqjen e 25 për qind të policisë. Unë mendoj se kjo është një tallje e të gjithëve, veçanërisht e bashkësisë ndërkombëtare dhe një tregues se ata nuk e kanë ndërmend të ndikojnë seriozisht te Kurti”, ka shtuar kreu i socialistëve serbë”, tha Daçiç.