Regjistrohen 5 raste të reja me koronavirus në Kosovë, asnjë humbje jete

Regjistrohen 5 raste me koronavirus në Kosovë. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1 mijë e 050 testime, vetëm 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast vdekje. Ndërkohë që mësohet se sot janë shëruar 6 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463. Raste aktive mbeten 132.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës. Deri më sot 67.578qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

SHKARKO APP