Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 10:04 “Big Brother” në 14 akse rrugore, nga janari 200 km rrugë monitorohen me radarë inteligjentë Rreth 200 kilometra rrugë në Shqipëri do të monitorohen nga sistemet e reja inteligjente. Policia e Shtetit ka nisur përgatitjen e efektivëve që do…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Juventus-Napoli
  • Aksidenti i Lushnjës
  • Gen Z Evropa
  • Zgjedhjet amerikane
  • Protesta në Tiranë
  • Vlerë Gjakova
  • Sulmi në Francë
  • Ben Blushi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Juventus-Napoli
  • Aksidenti i Lushnjës
  • Gen Z Evropa
  • Zgjedhjet amerikane
  • Protesta në Tiranë
  • Vlerë Gjakova
  • Sulmi në Francë
  • Ben Blushi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

Kosova E hënë, 12 Tetor 2026 20:49
REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor aktgjykimin në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas njoftimit të gjykatës të hënën, gjyqtari i vetëm i çështjes, Charles L. Gosnell, e caktoi shpalljen e aktgjykimit në orën 10:00. Në këtë rast, përveç Thaçit, të akuzuar janë Bashkim Smakaj, ish-shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Isni Kilaj, ish-kryetar i Malishevës, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, ish-ministër i Drejtësisë.

Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat ndaj tyre. Gjatë deklaratave përmbyllëse në shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që Thaçi të shpallet fajtor dhe të dënohet me gjashtë vjet burgim. Për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, Prokuroria kërkoi nga tri vjet burgim për secilin, ndërsa për Hajredin Kuçin kërkoi nëntë muaj burgim. Prokuroria argumentoi se përpjekjet për të ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve përbëjnë kërcënim për administrimin e drejtësisë. Në anën tjetër, mbrojtja e Thaçit kërkoi lirimin e tij, duke argumentuar se Prokuroria nuk kishte paraqitur prova që arsyetonin dënimin e kërkuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2023, Thaçi u kishte dhënë vizitorëve në qendrën e paraburgimit në Hagë informacione konfidenciale për dëshmitarët në gjykimin e tij për krime lufte dhe i kishte udhëzuar se si të ndikonin në dëshmitë e tyre. Prokuroria pretendon se në këtë proces janë përfshirë edhe të akuzuarit e tjerë, të cilët dyshohet se ndihmuan në përcjelljen e udhëzimeve te dëshmitarët. Gjatë nisjes së gjykimit, në shkurt të vitit 2026, Prokuroria publikoi edhe audio-incizime nga takimet e Thaçit me vizitorët në paraburgim, të cilat, sipas saj, mbështesnin pretendimet për përpjekje për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rasti për pengim të drejtësisë është i ndarë nga gjykimi kryesor ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë. Në atë rast, më 16 shtator, Gjykata Speciale i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fajtorë për disa akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. Vendimi është i shkallës së parë dhe mbrojtjet kanë paralajmëruar ankesa. Prokuroria ka kërkuar që nëse Thaçi shpallet fajtor edhe për pengim të drejtësisë, dënimi prej gjashtë vjetësh burgim në këtë rast të vuhet pas dënimit të shqiptuar në rastin e krimeve të luftës, dhe jo në të njëjtën kohë, që periudhat e burgimit të llogariten njëra pas tjetrës. /REL/

Mund t'ju interesojë

“Big Brother” në 14 akse rrugore, nga janari 200 km rrugë monitorohen me radarë inteligjentë

“Big Brother” në 14 akse rrugore, nga janari 200 km rrugë monitorohen me radarë intelig...

Para 1 minute
“19 shërbime tashmë më lehtë për t’i përdorur në e-Albania”

“19 shërbime tashmë më lehtë për t’i përdorur në e-Albania”

Para 19 minutash
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?

Para 53 minutash

Etiketat e lidhura

hashim thaci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

“Big Brother” në 14 akse rrugore, nga janari 200 km rrugë monitorohen me radarë inteligjentë
Para 1 minute

“Big Brother” në 14 akse rrugore, nga janari 200 km rrugë monitorohen me radarë inteligjentë

Plasin polemikat në Spanjë, Mbappe fiton një penallti qesharake (VIDEO)
Para 13 minutash

Plasin polemikat në Spanjë, Mbappe fiton një penallti qesharake (VIDEO)

“19 shërbime tashmë më lehtë për t’i përdorur në e-Albania”
Para 19 minutash

“19 shërbime tashmë më lehtë për t’i përdorur në e-Albania”

Solskjaer i vetofrohet United: Punë e papërfunduar, jam gati që të rikthehem!
Para 33 minutash

Solskjaer i vetofrohet United: Punë e papërfunduar, jam gati që të rikthehem!

Më të lexuarat

1 Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova
Para 15 orësh

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova

2 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 22 orësh

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

3 Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”
Para 22 orësh

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

4 Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur
Para 13 orësh

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.