Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

REL: Çfarë dihet për grupin e ri të afganëve në Kosovë?

Kosova E mërkurë, 16 Tetor 2024 19:41
REL: Çfarë dihet për grupin e ri të afganëve në Kosovë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjashtëdhjetë e tetë shtetas afganë u vendosën nga 13 tetori në Kosovë, por koordinimi i strehimit të tyre nuk u bë me Qeverinë amerikane, sikurse më herët. Duke iu përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me ta, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës tha se “kërkesa për mbrojtjen e përkohshme të tyre është bërë nga organizata Infinitus Salvator, e regjistruar në SHBA”. “Në respektim të plotë të procesit, por edhe të të dhënave personale të personave që kemi pranuar, ne nuk mund t’i ofrojmë të dhënat e tyre personale dhe as vendqëndrimin e tyre”, tha MPB-ja.

Sipas saj, grupi i ri i afganëve “ka të drejtën e lëvizjes së pakufizuar” në Kosovë, ndryshe nga ata të parët që fillimisht kishin lëvizje të kufizuar. I kontaktuar nga REL-i në lidhje me këtë rast, Departamenti amerikan i Shtetit tha se është duke punuar drejtpërdrejt me Qeverinë e Kosovës “për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për pak afganët e mbetur, që janë sjellë më parë në Kosovë dhe janë nën kujdesin e SHBA-së”. DASH-i nuk u prononcua për grupin e fundit të afganëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ardhjen e grupit të ri të shtetasve afganë në Kosovë e lajmëroi ministri i Brendshëm i vendit, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook më 13 tetor. “Bazuar në vendimin e mbledhjes së 220-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për disa shtetas afganë dhe familjarë të tyre, Ministria e Punëve të Brendshme ka pritur dhe akomoduar sot 68 prej tyre në kuadër të këtij procesi”, shkroi Sveçla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai nuk tha nëse në kuadër të këtij aranzhimi, priten edhe të tjerë. Kosova pranoi një numër shumë më të madh afganësh – gati 2.000 – pasi talibanët morën pushtetin në vendin e tyre, në verë të vitit 2021. Atëkohë, zhvendosja e tyre u bë me kërkesë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Marrëveshja ishte që ata të qëndronin në Kosovë derisa t’i kalonin procedurat e verifikimit, për t’u zhvendosur pastaj në SHBA.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

Para 21 orësh
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre është larguar tashmë nga Kosova, MPB-ja i tha REL-it se “një numër i vogël i tyre” vazhdon të mbetet në Kosovë, por nuk specifikoi sa. MPB-ja tha se afganët e ardhur më 13 tetor, kanë qëndrim të përkohshëm në Kosovë dhe se janë në procedura të aplikimit për të lëvizur drejt vendeve të tjera. “Koha e qëndrimit të tyre do të varet nga zhvillimi i këtyre procedurave”, tha MPB-ja, duke shtuar se katër persona nga ky grup, kanë udhëtuar më 16 tetor drejt një shteti tjetër, që, siç tha, do t’u ofrojë qëndrim të përhershëm.

Se çfarë përfshijnë procedurat për këtë grup dhe për cilat shtete është i destinuar ai, nuk është e qartë. Procedurat e tilla për ata që u strehuan në Kosovë përmes Qeverisë amerikane, përfshinin verifikimin e sigurisë dhe plotësimin e disa kritereve shëndetësore – në mesin e tyre imunizimi. Sipas raporteve, ata ishin kryesisht bashkëpunëtorë të SHBA-së dhe NATO-s, gjatë pranisë së tyre në Afganistan, nga viti 2001 deri më 2021. Në janar të vitit 2022, gazeta amerikane Wall Street Journal raportoi se disa afganë të evakuuar në Kosovë, rrezikojnë që t’iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak të lidhjeve të dyshuara me talibanët dhe grupe tjera terroriste.

Duke iu referuar atyre që janë ende në Kosovë, MBP-ja tha se është duke bërë “përpjekje të vazhdueshme” me autoritetet amerikane, “për të siguruar vendet që ofrojnë qëndrim të përhershëm për ta”. “Gjatë kësaj kohe sa ata janë duke qëndruar në Republikën e Kosovës, Qeveria e SHBA-së është duke ofruar përkujdesje për të gjithë ata”, tha MPB-ja e Kosovës për Radion Evropa e Lirë. Sipas Kombeve të Bashkuara, deri në fund të vitit 2023, numri i refugjatëve afganë të raportuar në nivel global, ishte 6.4 milionë. /REL/

Etiketat e lidhura

afganëkosova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 9 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 35 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 40 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 43 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.