
Kur e gjithë Shqipëria po proteston për të tretën ditë radhazi në kërkim të drejtësisë për Klodian Rashën, revoltës i janë bashkuar edhe shqiptarët e Kosovës. Një grup të rinjsh nga Gjilani janë ngritur për 25-vjeçarin që u vra nga një efektiv policie tre ditë më parë. Ata kanë ndezur qirinj para fotografisë së Klodian Rashës, ndërsa shkruajnë se “Gjilani sot është Klodiani”.


