Rrëfimi prekës i kosovares që lindi foshnjën e përdhunuesit serb

Shukri Gërxhaliu rrëfen për përjetimet e grave të dhunuara nga serbët Në duar mban rrëfimet tronditëse të grave të dhunuara. Doktori Shukri Gërxhaliu i ka mbledhur për shumë vite rresht përjetimet e tyre, raporton T7.

Ish pjestari i UÇK-së tregon numrin e grave nga Vushtrria, që sipas tije u dhunuan nga ushtria serbe. Mjeku në pension, tregon edhe rastet më të rënda të përdhunimit që i dëgjoi vetë nga gratë. Tek Gërxhaliu ishte rrëfyer edhe Vasfije Krasniqi, e cila publikisht kishte ndarë rrëfimin më të tmerrshëm të jetës së saj.. Veterani i UÇK-së tregon që disa nga gratë e dhunuara që ai i trajtoi kanë aplikuar për statusin e të dhunuarave.

Por shumica nga to, e kanë pasur një lutje drejtuar Gërxhaliut. Doktori nga Vushtrria, që dëshmoi tre herë kundër liderëve serb në Hagë, thotë të jetë kontaktuar nga gratë e dhunuara pas publikimit të fotos nga deputetja Flora Brovina. Gërxhaliu thotë se shteti ka bërë pak për gratë e dhunuara nga ushtria serbe.

DOKTORI QË MBLODHI RRËFIMET E GRAVE TË DHUNUARA | T7

SHKARKO APP