Rreth 40 kosovarë të vrarë në Siri e Irak

Për kalifatin e vetëshpallur dyshohet se kanë rënë “shehid” rreth 40 kosovarë duke luftuar për Shtetin Islamik në Siri dhe Irak, shkruan sot Koha Ditore. Organet e sigurisë së Kosovës kanë të dhëna jozyrtare se numri i kosovarëve të vrarë si pjesë e organizatave terroriste të mbledhura rreth Shteti Islamik arrin deri në dyzet. Vrasjet e tyre janë konfirmuar nga burime të ndryshme.

Tre kosovarë janë vrarë vetëm javën e kaluar. Për 30 të vrarë ka të dhëna edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Numri i luftëtarëve kosovarë që po luftojnë në Siri dhe Irak, sipas MPJ­së, sillet nga 50 deri në 60, derisa numri në total i atyre që kanë qenë atje arrin deri në 300.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka konfirmuar numrin prej 30 të vrarësh atje. Trupat e asnjë prej të vrarëve nuk janë kthyer në Kosovë. Naman Demolli është i pari i vrarë në Siri tre vjet më parë. 

 

SHKARKO APP