Rreth 58 mijë të vaksinuar ndaj COVID-19 në Kosovë, COVAX i sjell edhe mbi 100 mijë doza këtë javë

Kosova vijon me procesin e vaksinimit duke rritur shifrat. Mediat në vend thonë se numri i të vaksinuarve në Kosovë ka shkuar në mbi 58 mijë.

Ndërkohë Programi i Unicefit në Kosovë bën me dije se këtë javë nga COVAX pritet të vijnë edhe 100 mijë e 620 doza.

Më parë nga ky program Kosova ka përfituar 24 mijë doza kurse në total 62 mijë e 400.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova e nisi më vonë se shumica e vendeve të tjera të rajonit vaksinimin ndërkohë që kryeministri Kurti ka premtuar se procesi nuk do të ndalet derisa 60% e popullatës të jetë vaksinuar plotësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?