Rrëzimi i avionit në Maqedoni, 4 italianë dhe 2 kosovarë të vdekur (VIDEO)

Autoritetet maqedonase kanë gjetur avionin e vogël turistik që u zhduk nga radarët gjatë tentativës për t’u ulur në aeroportin e Shkupit.

Mediat maqedonase raportojnë se avioni është gjetur i përfshirë nga flakët në një terren të vështirë për të shkuar. Në bord ishin 6 persona, ndërsa avioni i tipit “Piper” është i regjistruar në Gjermani.

Në këtë tragjedi sipas informacioneve të fundit jetën e kanë humbur katër shtetas italian dhe dy shqiptarë nga Kosova.

Aeroplani i tipit Piper Senka 2 i cili pasdite u shfaq si i humbur, pronë e kompanisë avioklub Trevizo i regjistruar në Gjermani me kapacitet për 6 udhëtarë është zhdukur nga radari në teritorin e Maqedonisë dhe është gjetur diku në afërsi të Velesit, njofton Zhurnal.

Marrja me qira e këtij aeroplani kushton 500 euro për orë fluturimi. Nga MPB e kanë vërtetuar lajmin se në orën 17.40 minuta në jug të aeroportit ka humbur nga radari një aeroplan që udhëtonte nga Italia i cili kishte kërkuar leje për aterim në Shkup për t’u furnizuar me derivate, ka rënë në afërsi të një fshati të Velesit.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=OE32RrB6SSc” width=”560″ height=”315″]

 

SHKARKO APP