Rrëzimi i qeverisë Kurti, gabimi i madh që po i kushton Kosovës

Nga Skënder Sadri KAPITI-
Rrëzimi i qeverisë KURTI ishte gabim shumë i madh dhe që po i kushton shumë shtrenjtë Kosovës, shtetit por edhe vetë puçistëve dhe Presidentit Thaçi që e rrëzuan qeverinë Kurti.
Kjo po duket tani kur Gjykata Speciale ka lëshurar akuza tejet të rënda për Presidentin e Kosovës – aktori kryesor që luajt rol në votimin në favor të Gjykatës Speciale, për kryetarin e PDK-së dhe disa të tjerëve, gje e cila i ka shkaktuar dëme të rënda imazhit, prestigjit dhe autoritetit të shtetit.
Hashim t‘i që ishe dakord për këtë Gjykatë prandaj paraqitu tani dhe përgjigju para saj dhe mbro luftën e drejtë, të pastër dhe heroike të UÇK-së dhe të luftëtarëve të saj.
Kurti kryeministër ishte qeveria më e mirë, më serioze, më kombëtare dhe që kishte mbështetje dhe legjitimitet e besim të madh jo vetëm në Kosovë por edhe mbeshtetje e besim te madh mbarëkombëtar.
Ishte VETEVENDOSJA ajo e cila ka qenë kundër ngritjes se Gjykatës Speciale për krime të supozuara gjatë luftës. Ajo e kundërshtoi me forcë këtë Gjykatë si gjykatë diskriminuese dhe antishqiptare e cila do të përpiqej që të njolloste dhe akuzonte luftën dhe sakrificat për liri e pavarësi, do të përpiqej që të ndëshkonte dhe akuzonte jo genocidin serb, por viktimat e genocidit serb, do të akuzonte shqiptarët dhe luftën e drejtë, të pastër dhe heroike të UÇK-së.
Por, për fat të keq dhe mjerisht deputetët e Kosovës votuan për ngritjen e kësaj Gjykate dhe sot Kosova po përballet me pasojat e saj dhe të atyre të cilët e legjitimuan atë.
Qeveria KURTI po të mos ishte rrëzuar nga puçistët e parlamentit nuk do t’i dorëzonte të kjo Gjykatë të akuzuarit nga shpifjet, kurthet dhe trillimet e Beogradit, pasi KURTI nuk e njeh këtë Gjykatë.
Qeveria KURTI ishte qeveria më e mirë e Kosovës gjatë gjithë viteve që nga çlirimi i saj, ajo ishte mbrojtëse e vlerave dhe e sakrificave të luftës heroike të shqiptarëve për liri e shtetësi.
Kurti ishte shëmbulli më i mirë i pastërtisë dhe i papajtushmërisë në luftën pa kompromis kundër krimit, hajnisë, zhvatjes dhe korrupsionit si dhe kundër nepotizmit, injorancës e korrupsionit institucional e shtetëror.
Me Kurtin filloi shkapja e shtetit dhe çmontimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nga sistemi.
Me Kurtin nuk kishte pazare dhe shkëmbime territori, dhe nuk do të kishte më as ide për ndarje të Kosovës e as minishengen ballkanik.
Me Kurtin kryeministër i Kosovës, Serbisë do t’i imponohej reciprociteti dhe ajo do të akuzohej për krim dhe genocid ndaj shqiptarëve dhe do t’i kërkohej asaj dëmshpërblim për krimet dhe dëmet e Luftës.
Me Kurtin kryeministër do të fillonte reformimi i sistemit të drejtësisë, VETING-u, dekriminalizimi i politikës dhe administratës se Kosovës, pra do të fillonte procesi i reformimit të shtetit dhe shoqërisë në Kosovë.
Prandaj ishte gabim shumë i rëndë për puçistët, për politikë e vjetër dhe të dështuar si dhe për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës që e rrëzuan qeverinë Kurti. Kjo po i kushton shtrenjtë Kosovës.

SHKARKO APP