Rritet bilanci i viktimave në Kosovë, vdes një tjetër pacient në klinikën infektive
Në Klinikën Infektive ka vdekur edhe një pacient i prekur me koronavirus. Viktima e 28 është një 77 vjeçar nga Rahoveci që ishte edhe në dializë.
Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:
Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj 2020, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitiv.
Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përpos infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.
Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.