Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, rezulton pozitive një grua 55-vjeçare

Është konfirmuar edhe një rast i infektuar me koronavirusin e quajtur covid-19 në Kosovë, duke e cuar në 20 numrin e atyre që rezultuan pozitiv.

Njoftimi i plotë i Institutit të Shëndetit Publik:

EDHE NJË RAST I KONFIRMUAR ME KORONAVIRUS!

Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 308 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot me 18.03.2020 është konfirmuar një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.414 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 370 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 18.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 13.316 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 519 udhëtarë, Merdare 4.780, Vërmicë 3.726, Jarinje 887, Dheu i Bardhë 801, Hani i Elezit 1.258, Kullë 744, Qafë Morinë 44, Bërnjak 394, Qafë Prush 28, Muçibabë 134 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 18 mars 2020 sipas Ëorldmeters, janë raportuar gjithsej 204.047 raste të COVID-19 me 8.250 raste të vdekjes, përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej 81.622 raste të COVID-19: Itali (31.506), Iran (17.361), Spanjë (13.716), Francë (7.730), Gjermani (9.877), Mbretëri të Bashkuar (1.950), Holandë (1.705), Belgjikë (1.486), Greqi (387), Serbi (83), Kroaci (81), Shqipëri (59), Maqedoni e veriut (31).

Deri me 18 mars 2020 nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar 3.454 raste të vdekjes: Itali (2.503), Spanjë, Iran (1.135), (533), Francë (175), Mbretëri të Bashkuar (71), Gjermani (26), Belgjikë (10), Poloni (5), Greqi (5), Danimarkë (4), Norvegji (4) Austri (4), Bullgari (2), Irlandë (2), Hungari (1), Luksemburg (2) dhe Shqipëri (2), Turqi(1).

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

SHKARKO APP