Rritet sërish numri i viktimave nga COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë  regjistruar 19 viktima nga COVID. Ndërkohë  janë konfirmuar pozitivë 279 raste të reja nga 6 mijë testime të kryera në total.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë në Kosovës përmes një njoftimi për media. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1200 pacientë.

“Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464”, ka njoftuar Ministria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?