Rron Gjinovci: Ka shqetësim mos Kosova prodhon një Edi Ramë, por do kujdesemi që …
Në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Show me gazetarin Adi Krasta, analisti Rron Gjinovci ka dhënë pikëpamjet e tij mbi atë që priten të sjellin zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
‘Në PDK është shansi që një klasë e re e politikanëve të vendoset në krye dhe të forcohet. Shpresoj të reformohet si parti.
Jemi pak të shqetësuar sepse po shohim një Edi Ramë në ardhje, por do të jemi të kujdesshëm që situata mos të degradojë si në Shqipëri.
Një politikan që nuk ka shije nuk mundet të rregullojë hapësirën që ne jetojmë
Kur thua diçka që është e vërtetë nuk do të thotë se i tejkalon korrektësinë politike.
Vjosa Osmani ka treguar që në krye të herës se nuk duhet t’i bindet autoritetit të burrave, duke u treguar besnike ndaj parimit të saj
Do të votoj për të paktën 3 persona që nuk janë në listën e VV, por në listën e Osmanit
Unë do votoj për Vjosa Osmanin, Donika Gërvallën, Vasfie Krasniqin, Liburn Aliun.
Kurtin e shikoj si instrumenti për çlirimin nga krimi i organizuar.
Mendoj se Hashim Thaçi nuk ka pasur kapacitete intelektuale për një projekt, madje ka abuzuar me projektet egzistuese
Me prindërit e mi nuk pajtohem në asgjë, madje i kritikoj për shumë gjëra.
Me babain tim kam pasur gjithmonë përplasje në pikëpamjen politike.
Ka njerëz që kanë frikë nga VV për mënyrën se si vepron poltitikisht, por ne do ta monitorojmë
Shqiptarët, me shpinë pas murit nga mënyra e qeverisjes së Ramës. Është me rëndësi që të ndryshohet pushteti
E rrezikshme për Shqipërinë, nëse Rama fuqizohet për 4 vite të tjera.’