Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:47 Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS Ja fjala e plotë e kryeministrit Rama sot: Pas një seance të mbyllur për çështje të brendshme krejtësisht, dua t’ju drejtohem duke adresuar të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Rrugaç, abuzues”, plas sherri mes politikanëve në Kosovë

Kosova E hënë, 5 Gusht 2019 20:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kanë shkëmbyer fjalë të rënda mes vete. Ka qenë Hasani ai që e ka quajtur Pacollin rrugaç, kurse ky i fundit në përgjigjjen e tij e ka quajtur Hasanin abuzues.

Hasani është treguar shumë kritik për shefin e diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli. Hasani tha se nuk do t’i falet koalicionit PAN që i ka besuar një dikaster kaq të rëndësishëm një njeriu që sipas tij për një kohë të gjatë ka bërë biznes me vendin armik të Kosovës, si Rusia. Sipas tij, Pacolli nuk e ka bagazhin intelektual për të udhëhequr me Ministrinë e Jashtme, ndërsa shtoi se sjelljet e tij janë ordinere dhe të rrugaçëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Unë besoj që PDK-së kurrë nuk do t’i falet që në shërbim të jashtëm ta lënë shef të shërbimit të jashtëm, dhe këtij koalicioni nuk i falet, një njeri çfarë ka qenë zoti Pacolli për shkak në rend të parë të prejardhjes së tij socio-kulturore, biznesore dhe nivelit katastrofal intelektual ose mendor dhe për shkak të këtyre dy gjanave kjo ka është e pafalshme. Sepse ai shërbim është më i ndjeshëm sepse vijnë informata të dorës së parë sekrete, tash imagjinoni njerëz që kanë bërë biznes për një kohë të gjatë me rusë a zëmë, me vendet që janë armike të Kosovës, dhe këtu është problemi. Pastaj, niveli, ajo me Bërnabiqin, ose me presidentin amerikan sjelljet d.m.th sjelljet rrugaçërie, ordiner kur i shohim jo të ministrit të Jashtëm, kjo është e pafalshme për PDK-në dhe koalicionin që ka pranu”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Profesori universitar tha se veprimet dhe sjelljet e Pacollit kanë ndikuar edhe që të mos shtohet numri i njohjeve për shtetësinë e Kosovës.

Ndërkohë ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar atë për hajni, dhunim të studenteve dhe duke e quajtur “Hajn-uz”.

“Ti Hajn-uz, asgjë nuk ke bërë për shoqërinë e shtetin e Kosovës pos hajnive, shantazheve, dhunimeve e gënjeshtrave… E unë… unë me punë kam mundësuar qe familja ime të kapërceje ku e ku nivelin e ashtu quajtur familjes intelektuale të sojit tënd e të cilën, ti Hajn-uz e përfaqëson”, shkruan Pacolli.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, gjatë intervistës 45/45 në KosovaPress, u tregua shumë kritik për shefin e diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli. Hasani tha se nuk do t’i falet koalicionit PAN që i ka besuar një dikaster kaq të rëndësishëm një njeriu që sipas tij për një kohë të gjatë ka bërë biznes me vendin armik të Kosovës, si Rusia.

“Unë besoj që PDK-së kurrë nuk do t’i falet që në shërbim të jashtëm ta lënë shef të shërbimit të jashtëm, dhe këtij koalicioni nuk i falet, një njeri çfarë ka qenë zoti Pacolli për shkak në rend të parë të prejardhjes së tij socio-kulturore, biznesore dhe nivelit katastrofal intelektual ose mendor dhe për shkak të këtyre dy gjanave kjo ka është e pafalshme. Sepse ai shërbim është më i ndjeshëm sepse vijnë informata të dorës së parë sekrete, tash imagjinoni njerëz që kanë bërë biznes për një kohë të gjatë me rusë a zëmë, me vendet që janë armike të Kosovës, dhe këtu është problemi. Pastaj, niveli, ajo me Bërnabiqin, ose me presidentin amerikan sjelljet d.m.th sjelljet rrugaçërie, ordiner kur i shohim jo të ministrit të Jashtëm, kjo është e pafalshme për PDK-në dhe koalicionin që ka pranu”, ka thënë Hasani.

Postimi i plotë i Pacollit:

Ky postim përmban përgjigjen time për njëfarë Hajn-uzi, e juve, miqëve të mi ju kërkoj ndjesë. Ti Hajn-uz, Enver, Hysen, Hasan apo si e ke emrin, lirisht mund të jetosh 3000 vjet, por kurrë nuk do ta arrish atë që kam arritur unë, në jetën time normale si në aspektin human ashtu dhe në atë profesional. Ty, hajn-uz dhe ideve tuaja ju vjen erë e keqe ndaj duhesh të pastrohesh për të mos ndotur shoqerinë! Shko e shperlahu nga kjo erë e padurueshme para se me përmend emrin tim apo familjen time. E din ti çka po mendoj, Hajn-uz! Por, pastrohu po ashtu edhe nga proceset e shumta gjyqësore e nga akuzat për dëmet që ja ke bërë kësaj shoqërie. Une vijë nga një familje fshatare bujare që ka gjëneru, jo hajna por njerëz punëtorë, mikpritës, krenarë e ti hajn-uz nuk je në lartësinë me e pergojuar atë!

Ti Hajn-uz, asgjë nuk ke bërë për shoqërinë e shtetin e Kosovës pos hajnive, shantazheve, dhunimeve e gënjeshtrave… E unë… unë me punë kam mundësuar qe familja ime të kapercejë ku e ku nivelin e ashtu quajtur familjes intelektuale të sojit tënd e të cilën, ti Hajn-uz e e përfaqëson. Arritjet e mia i kam mundësuar me punë mu në qendër të kryeqyteteve perëndimore. Ndërsa për ty Hajn-uz Enver dhe Hasan dihet se origjina e arritjeve tua ngjanë e dyshimtë dhe sigurisht me prejardhje lindore, (me gjithë respektin per Lindjën).

Une nuk kam abuzuar me ndonjë studente time, ndërsa për ty, hajn-uz, Enver,Hasan apo Hysen flitet se i ke dhunuar ato. Nga ana tjetër ti hajn-uz nuk ke dhënë kontribut për këtë shtet (gjithmonë nëse nuk llogarisim kontributin tënd negativ si fabrikues diplomash doktorësh të rrejshëm).

E unë… unë të paktën 5000 paga mujore (mos me i përmend tjerat) për popullin tim, që nga fillimi i vitit 1990 e këndej e tani edhe nga mbi 15.000!  Ti e quan të turpshme përgjigjen time ironike ndaj Brnabiqit (ironi të cilën kurrë nuk e ke kuptuar) apo shtrëngimin e dorës me Presidentin Trump! Ti Hajn-uz e ëndërron atë kurse unë e bëj.

Ti Hajn-uz, Enver dhe Hasan thuaj çka të dush por veprat e mia, dëshmitë e mia profesionale dhe akademike në krejt globin, tregojnë se modestisht jam më i ditur, më i ndershëm, më i shkolluar e më punëtor e human se ti! Tani ti Hajn-uz beso ç’ të dush, shih ëndrra e mendo si të më ofendosh edhe më tutje por unë sot (nuk po tregoj më tepër se çfarë … je), por po udhëtoj drejt Londrës për të darkuar me një person të rëndësishem e kthehem për desert me miqtë e mi në Hajvali…

Etiketat e lidhura

Behgjet PacolliEnver Hasani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 8 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 15 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 1 ore

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.