FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Rusia dëshiron ta përdorë Kosovën për destabilizim të Evropës”

Historiani Milivoj Beshlin ka deklaruar se është në interes të Rusisë që të ketë konflikt të ngrirë kur bëhet fjalë për Kosovën, sepse kështu mund të ndikojë në zhvillimet në Ballkan.

„Rusia sot është e izoluar, nën sanksione për shkak të aneksimit të Krimesë dhe pjesëmarrjes në luftë në lindje të Ukrainës, ajo ka shumë nevojë për Serbinë. Kjo është vazhdimësi ruse: Serbia i nevojitet asaj në mënyrë që në Ballkan të mundë të garojë me superfuqitë tjera, përkatësisht me Perëndimin. Interesi i parë i saj aktualisht është Kosova. Rusisë i nevojitet konflikti i ngrirë në mënyrë përmes tij të bëjë ndikim Ballkan, ta destabilizojë Evropën dhe ta përdor në tregti për Ballkanin“ ,citon b92 të ketë thënë Beshlin.

Sipas fjalëve të tij, për Rusinë është shumë me rëndës që të ketë çështje të hapura e kontestuese në Ballkan sesa t’i ketë në Ukrainë e Gjeorgji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka vlerësuar se aktualisht interesat e Serbisë e të Rusisë janë të ndryshme kur bëhet fjalë për Kosovën, sepse, sipas asaj që dëgjohet nga kreu shtetëror serb, për Serbinë është me rëndësi zgjidhja e çështjes së Kosovës, përderisa për Rusinë është më mirë që të vazhdojnë bisedimet në Bruksel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?