Samiti i Berlinit, gazetarja e DW zbulon prapaskenat
Gazetarja e DW, Anila Shuka nga Berlini në lidhje me skype për emisionin “A-Show” në News 24 komentoi Samitin e Berlinit i mbajtur pak ditë më parë. Samiti mblodhi lider të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe të vendit tonë.
Adi Krasta- Çfarë ka ndodhur në samit në terma të përgjithshëm?
Nuk mund të them se kam qëne aty, por kam qenë përpara dyerve të samitit. Samiti përbëhej nga dy pjesë, pjesa e parë ishte takim i i punës dhe pushimi.
Pushimi pati biseda mes zonjës Merkel, Thaçit, Vuçiç dhe më pas ishte darka e punës ku u fol vetëm për Kosovën dhe Serbinë. Në seancën e parë u fol për të gjithë problemet e njerëzve të ballkanit. Në darkë u fol për Kosovën dhe Serbinë.
Ajo që realizoi ishte një vazhdimësi, pra që do të ketë një vazhdimësi në çështjen e dialogut, por nuk arriti t’i bindë palët në çfarë kushtesh do hyjnë në këtë dialog.