Samiti i Berlinit, Thaçi: Me fjalime boshe dhe pa gjë konkrete

Në një intervistë për prestigjozen Financial Times, Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka komentuar Samitin e Berlinit. Thaçi ndalet edhe te takimi i lidervë në Berlin të cilën e  cilëson me fjalime boshe dhe pa asgjë konkrete.

Thaçi  nuk kursen as komentet ndaj BE-në, të cilën e cilëson jo vetëm të dobët por të ndarë nga brenda dhe të shqetësuar nga popullistët në zgjedhjet e Parlamentit Evropian që do të mbahen në maj.

“Pa përfshirjen dhe rolin drejtues të SHBA’së, unë jam skeptik që dikush nga BE’-ja mund të bëjë diçka. Roli i SHBA’së është vendimtar për një zgjidhje. Ajo çka ne po synojmë është njohja e Kosovës nga Serbia, dhe kështu rruga për antarësim në BE do të jetë e hapur për të dy shtetet. Por nuk do ketë kompromis për pavarësinë e Kosovës, përndryshe do të mbesim në një konflikt të ngrirë që do kishte pasoja për të ardhmen dhe do kishte mundësi për konflikt të ri.

Jo vetëm unë, por të gjithë ne nga regjioni u ndamë të dëshpëruar nga takimi në Berlin. Nuk kishte asgjë konkrete, vetëm fjalime boshe. BE’ja është shumë e dobët dhe nuk është e bashkuar… Ata janë të okupuar me zgjedhjet në parlamentin e tyre dhe të frikësuar për rezultatin eventual. Andaj të gjithë po veprojnë në një mënyrë taktike dhe politike, dhe nuk po mendojnë strategjikisht.”-shprehet Thaçi.

SHKARKO APP