Samiti në Sofje, Donald Tusk viziton nesër Prishtinën. Ja me kë do të takohet

Pas vizitës së tij në Shqipëri, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do ta vizitojë nesër Kosovën. Qëllimi kryesor i vizitës së Tusk në Kosovë është përgatitja për Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj. Mësohet se ai do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.

“Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian, do të vizitojë Kosovën nesër, më 26 prill, për t’u takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian”, thuhet në axhendë.

Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje. Përveç Thaçit, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

SHKARKO APP