Seks me mësuesin, pezullohet drejtoresha e shkollës “Emin Duraku”
Drejtoresha gjimnazit “Emin Duraku” të Kosovës është pezulluar nga puna pas dyshimeve se ajo ka bërë seks me një mësues në ambientet shkollore.
Lajmi jepet nga mediat sipas të cilave komuna e Shtimes ka pezulluar nga puna drejtoreshën e shkollës. Sipas të njëjtave burime drejtoresha A.S dhe një mësues në këtë shkollë me iniciale B.D dyshohen se kanë bërë seks brenda shkollës shkruan “Koha Ditore”.
Drejtoria Arsimore e Kosovës ka marrë vendimin e pezullimit nga puna për një periudhë 3-mujore. Pritet të dalë një vendim gjykate, që të vendoset përfundimisht se ç’do të bëhet me drejtoreshën dhe mësuesin.