Serbët e festuan fitoren me të shtëna armësh në Mitrovicë

 

Rreth 200 serbë janë tubuar dje pas përfundimit të ndeshjes futbollistike Shqipëri-Serbi afër cepit verior të urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë.

Ata, siç lajmëron korrespondenti i "KosovaPress"-it, ishin duke festuar fitoren e përfaqësueses serbe në Tiranë, me të shtëna me armë, duke kënduar këngë nacionaliste dhe antishqiptare dhe duke bartur flamuj të shtetit serb.

Teksa forca të shtruara të njësisë RSU kanë bllokuar urën duke mos lejuar qasjen mbi të.

Situatë pothuajse e ngjashme po zhvillohet edhe në cepin jugor të urës, ku janë tubuar qytetarë të shumtë me flamuj kombëtar shqiptarë dhe duke brohoritur “UÇK! UÇK!”.

Festimi i srbëve ka zgjatur për rreth 20 minuta, pas çka ata janë tërhequr në brendi të pjesës veriore të qytetit, ndërsa shqiptarët në anën tjetër të urës kanë vazhduar tubimin.

SHKARKO APP