Serbët mblidhen në Zveçan, nisin dhe bllokimin e rrugëve me kamionë

Serbët lokalë në pjesën veriore të Kosovës janë mbledhur në Rudarë, në afërsi të Zveçanit, por dhe në zonën e Leposavicit.

Nga mediat lokale, raportohet se arsyeja e mbledhjes së serbëve në këtë pjesë, është për shkak të arrestimit të serbit në Jarinjë, i cili sipas informacioneve nga Beogradi, ishte ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili dha dorëheqjen së fundmi bashkë me kolegët e tij.

Ashtu siç raportohet, serbët e mbledhur, për të cilët thuhet se ka edhe të maskuar, nuk duan që personi i arrestuar të dërgohet në Prishtinë. Në raportime thuhet edhe se përveç mbledhjes së serbëve, atje kanë filluar të vendosen edhe barrikada.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?