Serbia: Bazë terroristësh! Reagon Kosova: Keni mbetur njësoj

Qeveria e Serbisë ka akuzuar Kosovën se është “baza e terroristëve” prej nga është nxitur edhe situata e fundit në Kumanovë. Prishtina zyrtare i është kundërpërgjigjur kësaj akuze, duke i kërkuar Serbisë që të distancohet nga dhuna dhe kriminaliteti në Luginë të Preshevës.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se akuzat e shpeshta të Qeverisë së Serbisë në raport me Kosovën, por edhe në raport me vendet tjera në rajon, vetëm sa konfirmojnë faktin që ky shtet dhe lidershipi i saj, në vend se të merret me sfida të brendshme, përfshirë edhe ato sfida që mundësojnë përparimin demokratik të rajonit, vazhdon të merret negativisht dhe të abuzojë me zhvillimet në fqinjësi, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në fakt, Qeveria e Republikës së Serbisë do të duhej rimenduar për mënyrën e trajtimit të popullatës shqiptare në këtë vend, sepse mënyra më e mirë dhe me e qëndrueshme drejt krijimit të një rajoni tolerant dhe të distancuar nga dhuna dhe kriminaliteti, është përmes fuqizimit të komuniteteve lokale, dhe jo siç jemi mësuar të shohim margjinalizimin e tyre në vazhdimësi”, i ka thënë Gecaj gazetës…

SHKARKO APP