”Serbia do kërkojë falje”, Rama për takimin Prishtinë-Beograd: Duhen dëgjuar SHBA-të

”Serbia do të kërkojë falje se nuk ka ku shkon. Ju flisni sikur ulja në tavolinë mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndodhur. Ato janë prej vitesh në dialog”. Kështu tha kryeministri Edi Rama në ”Open”, ku komentoi edhe lajmin për takimin mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë në Bruksel.

”Unë mendoj që dialogu me Serbinë është shah, jo boks. Me boks, Serbia rri aty ku është, në atë pozicion. Serbët janë mundur, Kosova e ka fituar luftën.

Del një general atje, si klloun dhe thotë bijtë e luftës, një fantazëm, një i mundur në luftë dhe dalin e djegin qendrën e regjistrimit të targave që u shërben atyre. Nëse ndjekim këtë rrugë fantazmash.

Kosova e ka fituar luftën, sot do të fitojë paqen, dhe për këtë Kosova ka aleatët më të rëndësishëm SHBA-të dhe nuk mund të injorohen e të lihen aty sikur janë një zyrë monitorimi. Pa ata, kjo gjë nuk shkon përpara. Ata duhen dëgjuar, duhen takuar e diskutuar dhe duhen mbajtur ngrohtë”,-tha Rama.

SHKARKO APP