Serbia: Mospranimi i Kosovës në UNESCO, një fitore e drejtë dhe morale

 

“Një fitore e drejtë dhe morale”.

Kështu e ka cilësuar presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç dështimin e Kosovës që të fitonte vota të mjaftueshme për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Arsim (UNESCO).

“Kjo është një fitore e arritur në kushte pothuajse të pamundshme, kur ajo që është e drejtë nuk mund të llogarisë në mbështetjen e shumicës”, thuhet në deklaratën e Nikoliç.

Kujtojmë se në Konferencën e përgjithshme të UNESCO-­s në Paris, për Kosovën votuan 92 vende pro, 50 kundër dhe 29  abstenim.

Teksa për pranimin e saj janë dashur dy të tretat e atyre që votuan, 95 vota.

 

 

SHKARKO APP