Sërish humbje nga bluzat e bardha në Kosovë, COVID-19 i merr jetën mjekut

Një tjetër mjek nga Kosova ka humbur betejën me koronavirusin. Bëhet fjalë për doktor Mynafir Beshirin.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga Dhoma e Mjekëve të Kosovës.

“Humb betejën me koronavirusin mjeku nga Dragashi.Ndahet nga jeta Dr. Mynafir Beshiri. Dr. Beshiri i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e Odës.

SHKARKO APP