Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Serwer: Populli i Kosovës donte ndryshim dhe votoi për ndryshim

Aktualitet E hënë, 7 Tetor 2019 20:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Analisti Daniel Serwer vlerësoi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet në Kosovë dhe sjelljen e partive pas tyre. Serwer thotë se shpreson që të ketë një koalicion të gjerë dhe parashikon që platforma qeverisëse të jetë e përqendruar tek lufta kundër korrupsionit dhe tek ruajtja e integritetit territorial. Në intervistën gazetaren Keida Kostreci, Serwer tha se pikërisht kjo këmbëngulje tek sovraniteti, e forcon pozitën e Kosovës në bisedime të pritshme me Serbinë, por nga ana tjetër mund të tregojë që zgjidhja nuk do të jetë e shpejtë.

Serwer thotë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, nuk ishin krejtësisht të befasishme dhe se populli i Kosovës donte ndryshim dhe votoi për ndryshim.

“Mendoj se është një shenjë se Kosova ka një demokraci të vërtetë, se atje mund të ketë këmbim pushteti në mënyrë paqësore dhe kjo është gjë e mirë”.

Megjithëse Sewer thotë se nuk e di pse njerëzit votuan ashtu siç votuan, ai shton se pa dyshim është një mposhtje për zotin Thaçi dhe PDK-në, por se ndryshimi i pushtetit është diçka normale.

“Ishte një veprim dinjitoz dhe një shenjë pozitive, që PDK-ja menjëherë tha se do të shkojë në opozitë. Mendoj se Kadri Veseli meriton vlerësim për këtë qëndrim”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Analisti i Ballkanit thotë se ende nuk mund ta parashikojë ende se cili do të jetë efekti politikisht në vend, përsa kohë që nuk dihet se cili do të jetë kryeministër dhe cilës partie do t’i takojë.

“Do të mbahen negociata për të vendosur për koalicionin qeverisë. Shpresoj të jetë një koalicion i gjerë me një shumicë të konsiderueshme votash, sepse një i tillë duhet për bisedimet me Beogradin”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke pasur parasysh ftesën e Vetëvendosjes ndaj LDK-së për koalicion, Serwer thotë se u takon dy partive vendimi, por nëse realizohet…

“Me siguri që do të kenë një program që e vë theksin tek lufta kundër korrupsionit, rëndësia e ekonomisë dhe integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës. Mendoj se të dyja partitë nuk e pëlqenin idenë e këmbimit të territorit dhe donin ta shmangnin.”

Ai shtoi se duke qenë se qëndrimi i shprehur nga PDK-ja për të mos qenë pjesë e qeverisë, përbën një shtysë për të dyja partitë që të formojnë një qeveri së bashku. Serwer thotë se rezultati është një sinjal kundër korrupsionit dhe mënyrës të së qeverisurit.

Mund t'ju interesojë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 2 orësh

Lidhur me qëndrimet e Kurtit, që mund të interpretohen si izolacioniste, Serwer thotë se ai e mbështet fort anëtarësimin e e Kosovës, në BE dhe shton se nuk duket se për momentin ai është i prirur të këmbëngulë në qëndrimi i tij për bashkim me Shqipërinë.

Çështja kryesore, thotë Serwer është që Kosova të fillojë të punojë seriozisht për kualifikim në BE, megjithëse e pranon që do të jetë një proces i gjatë.

Përsa i takon negociatave dhe qëndrimit amerikan, zoti Serwer thotë se Uashingtoni do të dojë që negociatat të rifillojnë, por se ai nuk mendon se kjo do të ndodhë së shpejti dhe nuk është dakord me administratën amerikane se ka një dritare nga tani deri para zgjedhjeve serbe në prill, për një rezultat.

“Nuk besoj se është në interes të Kosovës, që t’i bëhet presion për zgjidhje përpara zgjedhjeve serbe ku Vuçiç do të përdorë argumentin se duhet të marrë diçka në këmbim që të fitojë shumicën në parlament”.

Serwer thotë se ata që menduan se Shtetet e Bashkuara do të bënin çdo përpjekje për të ruajtur atë që ai e quan “stabilokraci”, bënë një gabim të madh.

“Mendoj se kurdo ka një alternativë serioze qeverisëse në Ballkan, amerikanët nuk kanë qenë kundër ardhjes së saj në pushtet dhe në fakt nuk duhet të jenë kundër. Kjo është demokracia”.

Por me ose pa pritshmëri për një zgjidhje të shpejtë, qeveria e Kosovës do të nxitet të vazhdojë negociatat dhe zoti Serwer thotë se është vështirë të bësh parashikime por…

“Unë pres që Kosova të shkojë në fazën e ardhshme të bisedimeve me një qëndrim të konsoliduar, në favor të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit. Dhe mendoj që do të këmbëngulë në këtë pikë, dhe kjo ndoshta do të thotë që nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë të problemit të statusit”.

Serwer e pranon që tarifat janë një pengesë e madhe, por nuk mund të parashikojë nëse një qeveri e re do t’i heqë ato.

“Besoj se varet nga ajo që do të marrin në këmbim. Nëse marrin si këmbim një mandat të qartë për një dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë brenda kufijve eksistues, mendoj se do të ishte gabim të mos i hiqnin”. / VOA

Etiketat e lidhura

Daniel Serwer
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 1 ore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 1 ore

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 19 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.