SHBA: Është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile

Shtetet e Bashkuara thonë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët dhe të jetë në duart e tyre. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se “SHBA-ja është e gatshme t’i dëgjojë dhe t’i ndihmojë palët në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët”.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale. Normalizimi po ashtu do t’iu hapte rrugë të qartë të dyja vendeve drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës. Tani është koha që palët të jenë kreative dhe fleksibile”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ajo vjen si përgjigje pas sugjerimeve të fundit se zgjidhja e mundshme e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi mund të arrihet me shkëmbim territoresh në vija etnike. Presidentët e të dyja vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, e kanë hedhur idenë – i pari për korrigjim kufijsh, ndërsa tjetri për ndarje territoriale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?