SHBA: Integrimi i Kosovës në BE, i pashmangshëm

Ndihmës administratori i agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar, në zyrën për Evropë dhe Azi, Brock Bierman, tha se përparimi i Kosovës në partneritet me Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë të pashmangshëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Zoti Bierman, i cili qëndroi në Kosovë me rastin e dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së saj, i tha Zërit të Amerikës se agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në fushat që kërkojnë reforma në rrugëtimin e saj drejt integrimeve. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.

SHKARKO APP