Shefi i NATO-s vizitë për herë të parë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojnë Kosovën më 11 mars. Me të do të jetë zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut

Rutte do të takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Shefi i NATO-s do të takohet edhe me udhëheqësit e misionit paqeruajtës të aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR. Takim edhe me ata të Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX) dhe përfaqësues të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK).

Kjo do të jetë vizita e parë e Ruttes në Kosovë që kur ai mori drejtimin e NATO-s tetorin e vitit të kaluar.

SHKARKO APP